“Zgjedhjet e 14 majit do të jenë historike”/ Mesazhi i fortë i Metës: Do ta çrrënjosim me themele këtë sistem!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar se zgjedhjet e 14 majit do të jenë historike.

Meta, në mesazhin e tij në rrjetet sociale, shkruan se askush nuk do të mund të ndalë kandidatët e tij dhe të primareve për t’u regjistruar dhe për të konkurruar në garën e 14 majit.

Më tej thekson se me 14 maj do të çrrënjoset në themele monizmi dhe korrupsioni i frikshëm.

“Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike, sepse do të mbyllin përfundimisht kapitullin e pushtetit monist dhe arrogant, që nuk jep llogari, por vetëm abuzon dhe shpërdoron.

Do të jenë historike sepse do të rikthejnë demokracinë dhe rolin e qytetarëve në vendimmarrje dhe sidomos do të rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë.

Asgjë nuk i ndal dot kandidatët tanë, kandidatët e primareve për t’u regjistruar, për të konkurruar dhe për të fituar në këto zgjedhje, të cilat HISTORIKE, jo thjesht për të çrrënjosur monizmin në nivel vendor dhe korrupsionin e frikshëm në këto katër vite në pushtetin lokal, por njëkohësisht edhe për të çrrënjosur në themele gjithë këtë sistem piramidal, gangster që vetëm përjashton qytetarët dhe vetëm shpërdoron taksat e tyre“, shkruan Meta.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…