“Zemra ime sa…”/ Romeo e përmendi në “BBV”, ja si reagoi Bora në rrjetet sociale! (FOTO)

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Ditën e djeshme Romeo i ka treguar Heidit se kur ka qenë i vogël u ka kërkuar prindërve të kishte edhe një motër, për shkak se ka vetëm dy vëllezër, binjakun e tij Donaldin dhe vëllain e vogël Marion. Ama tregon se këtë dëshirë ia ka plotësuar Donaldi, pasi partnerja e tij, moderatorja Bora Zemani nuk është vetëm një kunatë për Romeon, por e konsideron atë motër.

Romeo: Shpresoj ta ketë mbaruar edhe Bora emisionin. Marrim Borën dhe Donin dhe ikim. Bëhemi një grupë i lezetshëm. Kam përshtypjen që do shkosh shumë mirë me Borën se është “funny”, super gocë. Unë e kam motër. Gjithë kohës i jam lutur mamit dhe babit të më bëjnë një motër, Doni më solli Borën në shtëpi pastaj. Realisht unë më shumë hapem me Borën sesa me Donaldin.

Këtë moment Bora e ka postuar në Instastory dhe ka shkruar për Romeon:

Zemra ime sa më ka marr malli

Mezi pres të të përqafoj

Related posts

Të dy të shtrirë në krevat, Gjesti i rrëfehet Eglit: “Diçka po më ndodh me ty…” (VIDEO)

G Bani i bën Valbonës kërkesën e pazakontë: “Ma jep pak këmbën të ta…” (VIDEO)

Banori i BBVIP habit me rrëfimin e tij/ “5 çuna më lanë në rrugë me kockat e thyera”