“Zemra ime është për dikë tjetër”/ Dhëndri ndalon dasmën, deklarata e papritur i përlot të gjithë

Deklarata e dhëndrit ka përlotur dasmorët gjatë ceremonisë së dasmës. Bëhet fjalë për një çift nga Portugalia, të quajtur Jefferson dhe Jessica.

Teksa po bëheshin betimet, një moment i papritur ishte kur dhëndri ndaloi ceremoninë për të bërë një deklaratë të veçantë. Jefferson, tha se kishte për të bërë një rrëfim pasi zemra e tij i përkiste dikujt tjetër.

Të gjithë u shokuan në fillim, por kur dhëndrri nxori para të gjithëve vajzën e gruas, të cilën ajo e ka nga martesa e parë, të gjithë shpërthyen në lot.

Emocione të forta përjetoi dhe nusja teksa dëgjonte këto fjalë prekëse në ditën më të bukur, nga bashkëshorti i ardhshëm.

Jefferson u betua në mes të dasmorëve duke thënë se 8-vjeçaren do ta dojë dhe do ta mbrojë deri në fund të jetës, dhe se ndihet krenar që është babi i një vajze si ajo.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Stine u largua nga Big Brother, një tjetër banor kërkon të lërë shtëpinë (EMRI)

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon