Zbulohet thesari i madh nën rrënojat e tërmetit në Turqi/ Ja kujt i përkiste

Grupet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur nën rrënojat e tërmetit një sasi të madhe parash të një banke në kasafortë dhe paratë e një ATM-je në Kahramanmara, një nga rajonet më të goditura nga tërmetet e 6 shkurtit.

Menjëherë pas zbulimit, grupet e kërkim-shpëtimit kanë njoftuar policinë dhe i kanë dorëzuar shumën e madhe të parave.
Nën gërmadhat e godinave, përveç punonjësve të grupeve të kërkim-shpëtimit, janë parë hajdutë që gërmonin për sende me vlerë, pavarësisht ruajtjes nga autoritetet. Ndërkohë që personat kapen dhe arrestohen brenda një kohe të shkurtër, grupet e kërkim-shpëtimit ua dorëzojnë forcave të sigurisë paratë dhe bizhuteritë që njerëzit mbanin në shtëpitë e tyre.

Sipas mediave turke, nën rrënoja janë gjetur qindra kasaforta dhe shumë sende me vlerë e bizhuteri të shtrenjta. Për të shmangur abuzimet, autoritetet po regjistrojnë çdo objekt të gjetur, ndërkohë që të gjithë njerëzit që pretendojnë se kanë humbur sende me vlerë nën rrënoja, duhet të bëjnë kallëzim në polici.

Më pas nis procesi i verifikimit dhe nëse, sipas një procedure ligjore, të gjitha paratë, byzylykët, vathët dhe xhevahiret e çmuara që nxirren nga rrënojat nuk merren nga pronarët brenda një viti, ato transferohen në thesarin e shtetit.

Related posts

Për 375 milionë vjet ka qenë nën OQEAN, shkencëtarët konfirmojnë ZYRTARISHT se Toka ka një…

Pamje që nuk duhej të transmetoheshin/ Ajo që ndodhi në emision tronditi publikun! (VIDEO)

Michelle Obama po ndjek seanca terapie dhe zbulon arsyen pse: “Jam në një pikë ku…”