Zbulohet strategjia/ Ja plani i Rusisë për pushtimin e Bjellorusisë dhe “rilindjen” e Bashkimit

Moska duket se po planifikon ringjalljen e Bashkimit Sovjetik, duke përfshirë në një federatë të kontrolluar prej saj, vendet që kanë qenë pjesë e unionit që u shpërbë në fillim të viteve ‘90.

Mediave gjermane u ka rënë në dorë një dokument sekret që daton në verën e vitit 2021 dhe që konsiderohet si i vërtetë, i titulluar “Qëllimet strategjike të Federatës Ruse në Bjellorusi”. Dokumenti tregon për planin e Kremlinit për të bërë pjesë të Federatës Ruse, Bjellorusinë, fqinjin e vetëm që i ka mbetur besnik Rusisë në Europë.

Plani parashikon një përafrim paqësor që pritet të përmbyllet brenda periudhës mes viteve 2025-2030. Strategjia parashikon që bashkimi me Federatën Ruse të jetë gradual dhe të kryet duke përmbushur disa kritere që kanë të bëjnë me harmonizimin e legjislacionit bjellorus me atë të Rusisë.

Me këtë lëvizje, Kremlini dëshiron të zmbrapsë ndikimin e Perëndimit në këtë vend dhe të krijojë një mburojë kundër NATO-s në kufirin perëndimor, teksa aleanca po planifikon zgjerimin në vendet kufitare me Rusinë. Në të kaluarën, Putin nuk e ka fshehur ambiciet e tij për t’u zgjeruar në vendet që dikur kanë qenë pjesë e ish-Bashkimit Sovjetik dhe e perandorisë ruse.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

PD çel ZYRTARISHT fushatën të premten, Berisha fton demokratët: Nisim rrugëtimin drejt fitores! Ja ora e mitingut

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë