Zbulohet skema! Kanabis me postë nga Anglia, arrestohet 34-vjeçari, si e ndihmonte ish-punonjësja (EMRAT)

Një 34-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi është zbuluar se ishte duke trafikuar një pako me kanabis përmes shërbimit postar. Në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtorja e tij e cila shkoi në Postë për të tërhequr kanabisin me peshë 1 kilogram e 223 gram.

Në pranga kanë rënë Ardit Gjini 34 vjeç, me precedent të mëparshëm penal për tentativë vrasjeje, dhe Hava Fusha 64 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Bashkëpunëtorja e tij ndërkohë është një ish-punonjëse e postës, e cila e ka ndihmuar trafikuesin përmes njohjes së sistemit dhe punës në këtë sektor shërbimi. 

NJOFTIMI I PLOTE:

Policia e Shtetit Finalizohet operacioni policor i koduar “Green mail”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të narkotikëve.

Operacioni, nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Trafikoi nga Anglia, nëpërmjet postës, pako me lëndë të dyshuar narkotike, vihet në pranga 34-vjeçari.

Arrestohet edhe bashkëpunëtorja e tij, e cila mori nga posta, pakon me lëndë të dyshuar narkotike. Sekuestrohen 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale rreth 1.3 kg, si dhe një shumë parash. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve është finalizuar një tjetër operacion policor, i koduar “Green mail”, për goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

A. Gj., 34 vjeç, me precedent të mëparshëm penal për tentativë vrasjeje, dhe H. F., 64 vjeçe, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Hiqmet Buzi”, me një pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë 1 kilogram e 223 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi A. Gj. e ka siguruar pakon me lëndë të dyshuar narkotike nga Anglia, nëpërmjet postës. Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasja H. F., ish-punonjëse e postës, ka marrë në postë, pakon me lëndë të dyshuar narkotike, të dërguar në emër të shtetasit A. Gj.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një tjetër pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë rreth 75 gramë, një shumë parash të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme. Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, idnetifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi