Zbulohet shkaku i mpiksjes së gjakut nga AstraZeneca/ Ja çfarë thonë shkencëtarët

Një ekip shkencëtarësh në Uells dhe SHBA beson se ka gjetur shkakun nxitës të mpiksjes jashtëzakonisht të rrallë të gjakut pas administrimit të vaksinës AstraZeneca.

Ekipi, sipas BBC, ka treguar në detaje se si një proteinë në gjak tërhiqet nga një komponent kyç i vaksinës së krijuar në Oksford duke shkaktuar një reaksion zinxhir që përfshin sistemin imunitar dhe që mund të kulmojë në mpiksje të rrezikshme.

Alan Parker, një nga studiuesit e Universitetit të Kardifit thotë se “ka ende shumë hapa që duhet të ndodhin më pas”.

Burimi: ATA

Related posts

Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja e vërtetë që nuk e prisnit!

5 Ushqime super të shëndetshme që duhet të shtosh në dietën tënde

Your Brain Is Sending Warning Signs: Don’t Ignore Headaches, Dizziness, and Memory Loss