Zbulohet sekreti i recetës së “espresso-s” më të mirë

Më pak kafe dhe më pak e imët, e përgatitur me më pak ujë. Kjo është receta ideale për të pasur ‘espresso-n’ më të mirë.

Kjo formulë është botuar në revistën ”Matter” nga një grup prej 10 kimistësh dhe matematikanësh nga pesë vende, të udhëhequr nga Jamie Foster nga Universiteti britanik i Portsmuthit.

Pika fillestare e studimit është se edhe nëse bëhet në të njëjtën mënyrë, kafeja ‘espresso’ ndryshon shijen.

Pasi analizuan disa ndryshime siç janë madhësia e kokrrave, presioni i ujit, rrjedha e daljes, sasia e kafesë dhe energjia e nxjerrjes, ata gjetën modelin matematikor që lejon zvogëlimin me 25% të sasisë së kafesë.

“Një espresso e mirë mund të bëhet në shumë mënyra, por me këtë studim ne mendojmë se kafeja merr shijen ideale”, potencon Hendon, një nga autorët e studimit. 

Related posts

Vraponi zbathur në rërë? Mbase është koha të ndaloni, ja disa arsye pse NUK DUHET ta bëni këtë!

Financat e këtyre shenjave të horoskopit përmirësohen para fundit të muajit – A jeni në listë?!

Qyteti i humbur nën ujë! SEKRETI që mund të ndryshojë gjithçka!