Zbulohet pasuria e pastrueses hajdute, 2 shtëpi dhe 3000 m2 vresht në emër të bashkëshortit!

Prokuroria e Tiranës po heton për pastrim parash zyrtaren e shtetit Alda Klosin, pastruesen Rozeta Dobi dhe i biri Havieri.

Prokuroria po heton pasurinë e të dy palëve. Report Tv krahas pasurisë së Alda Klosit, ka zbuluar edhe pasurinë e Rozeta Dobit, e cila ka në emrin e bashkëshortit Spartak Dobi dhe të birit 4 pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme. Spartak Dobi është bashkëpronar i dy apartamenteve në Tiranë, me sipërfaqe 57 m2 dhe 61 m2, fituar në vitin 2013. Deklarohet vetëm vlera e apartamentit 61 m2, 3 500 000 lekë. Në vitin 2018, Dobi është bërë pronar i 3 mijë m2 vresht në periferi të Tiranës, blerë për 12 milionë lekë të vjetra.

Në emrin e të birit Havier Dobi rezulton vetëm një makinë Mercedez Benz i tipit “E 550 4MATIC UF9”, ngjyrë e zezë Benzinë + Gaz. Makina është blerë në dhjetor 2022, gjatë periudhës kur Rozeta Dobi kishte vjedhur paratë në shtëpinë e Alda Klosit. Nga koha e krijimit të pasurive, duket se vetëm makina është blerë me para të vjedhura. Në media janë raportuar edhe për dy makina të tjera, por në dokumente figuron vetëm kjo makinë në emrin e Havier Dobit. Rozeta Dobi kishte që në vitin 2010 që punonte si pastruese. Nga ana tjetër, Spartak Dobi ka deklaruar se ka marrë para dëmshpërblimi si i ish persekutuar politik.

Related posts

VIDEO RRËQETHËSE/ Publikohet mesazhi zanor i fundit që Ilaria i dërgoi nënës! Prindërit mes lotësh: Ma shkulën nga zemra, ishte njeri…

“Dua të vras veten, po s’ma lejon feja!”/ Dëshmia e të pandehurit: Për Nuredinin po shkelni ligjin, do iki nga trutë

Euro nuk ndryshon, dollari sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, 8 prill 2025