Zbulohet një tjetër personazh që do të futet në Big Brother VIP

Është bërë zyrtare tashmë që muajin tjetër do të fillojë spektakli i shumëpritur Big Brother VIP.

Personazhe të njohur do të futen në një shtëpi të vëzhguar nga telekamerat, ku do të luftojnë për çmimin e madh në fund të spektaklit, i cili është 100 mijë euro.

Një nga emrat e përfolur që mund të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri është edhe këngëtarja e njohur nga Deçani, Albërie Hadërgjonaj.

Emisioni “Prive” në një nga kronikat e përjavshme e ka cilësuar si të vërtetë lajmin, ku thuhet se Hadërgjonaj ka vendosur që ta sprovojë veten e saj edhe në këtë spektakël.

Thuhet se ftesa për të qenë pjesë e programit i ka shkuar edhe këngëtarit tjetër të njohur, Robert Berisha, por që për shkak të angazhimeve nuk dihet se sa do të jetë në gjendje që ta pranojë.

Big Brother vjen për herë të parë në formatin VIP muajn e ardhshëm, nën drejtimin e moderatores ikonike të këtij programi, Arbana Osmani.

Related posts

“Egli ka bërë një këngë…”/ Gazetarja e njohur: Gjesti është i dashuruar me…

I zbërthehen reçipetat në skenë, reagimi epik i Katy Perry-t: Nuk keni paguar për… (VIDEO)

Çfarë po ndodh me ish-banorët e BBV 4? Nuk do ta besoni se kush ka humbur ndjekës në “Instagram”!