Zbulohet misteri i Princeshës Diana! Ja pse mbante 2 ora në kyçin e dorës

Me sa duket, ora e artë me rripin e hollë i përkiste Dianës, por ajo e errëta ishte e princit Charles. Princeshë Diana ka ditur gjithmonë të dallohet me pamjen e saj dhe shquhej për mirësinë e shpirtit.

Për shembull, Mbretëresha e Zemrave refuzoi të vishte doreza ndërsa ishte në punë zyrtare, në mënyrë që të ishte më afër njerëzve dhe t’u tregonte atyre dashuri. Një herë, ajo u fotografua me 2 ora në dorë dhe kjo nuk ishte rastësi.

Dianës i pëlqente të shprehte ndjenjat e saj ndaj njerëzve që donte dhe ky gjest ishte bërë edhe për dikë të veçantë. Ky veprim ka një mesazh të fshehur dhe emocionues.

Kjo foto e Princeshës Diana është realizuar në vitin 1981, pak pasi ajo dhe Princi Charles u fejuan. Kamera e kapi atë duke parë të dashurin e saj duke luajtur polo në Guards Polo Club në Windsor. Gjithçka dukej e rregullt, përveç këtij detaji të vogël ekstravagant: Diana kishte 2 ora në kyçin e dorës.

Me sa duket, ora e artë me rripin e hollë i përkiste Dianës, por ajo e errëta ishte e princit Charles. Diana tha se mbante orën e partnerit për nder të tij dhe për t’i sjellë atij fat.

Related posts

Të dy të shtrirë në krevat, Gjesti i rrëfehet Eglit: “Diçka po më ndodh me ty…” (VIDEO)

G Bani i bën Valbonës kërkesën e pazakontë: “Ma jep pak këmbën të ta…” (VIDEO)

Banori i BBVIP habit me rrëfimin e tij/ “5 çuna më lanë në rrugë me kockat e thyera”