Zbulohet grupi i të miturve që bënin namin me vjedhje/ Policia zbardhi 22 raste. Ja çfarë ndodhi me autorët

Policia e Tiranës ka zbardhur 22 vjedhje të ndryshme në Tiranë, ndërsa janë proceduar 3 të mitur dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Sipas policisë, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit e mitur me iniciale F. M., 14 vjeç, E. K., 13 vjeç, E. P., 17 vjeç, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin K. S.,  pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se janë autorë të 22 rasteve të ndryshme të vjedhjes dhe tentativës për vjedhje në qarkun e Tiranës.

“Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë vitit 2020 dhe javëve të para të këtij viti, kanë vjedhur biçikletat e 5 shtetasve, produkte të ndryshme dhe shuma parash në markete dhe ambiente të tjera në qytetin e Tiranës”, thotë policia.

Po ashtu janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Në pranga u vu një 34-vjeçar me iniciale M.Z pasi në Rrugën e Kosovarëve, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi me lëndë narkotike heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale .

Ndërsa dy persona të tjerë u arrestuan për drejtim mjeti pa patentë dhe në gjendje të dehur.

Burimi: Panorama.al

Related posts

Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”/ Kursi i këmbimit për sot, 29 nëntor 2024

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt

Jepet masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vr@u Martin Canin! Ja çfarë vendosi Gjykata