Zbulohet banori i parë i “Big Brother VIP 3″

Devis Xherahu është personazhi i parë, i cili ka zbuluar se do të jetë pjesë e sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, në Top Channel.

Këngëtari e ka zbuluar këtë teksa ishte i ftuar në emisionin “Më Lër të Flas”, ku i pyetur nga vëllezërit Veshaj nëse do të merrte pjesë, ai tha se do të jetë banor i shtëpisë më të famshmë në Shqipëri, sezonin e ardhshëm.

Ai sfidoi Romeon duke i thënë se nëse do futeshin të dy atëherë Devisi do e fitonte.

“Isha para një muaji, këndova atje, përjetova emocione të 2006-ës, kam qenë në një emision të tillë në Greqi në 2006-ën, dhe doja ti ripërjetoja ato emocione sërish. Por kur më thanë që do jetë edhe Romeo, thashë atëherë e fitoj Big Bortherin”, tha Devisi.

Romeo: E fiton Big Brother?

Devisi: Po me bast…

Romeo: Kemi disa sardele që i hajmë me gjithë hala, unë ty të ha me gjithë hala.

Devisi: Unë do fitoj gjithsesi nëse jemi të dy.

Romeo: Nëse hy ti nuk futem.

Devisi: Atëherë largohu.

Donald: I ka kapur “pandemia e bigut” edhe pasi ka mbaruar bigu.

Romeo: Devisin e keni tek BBV treshi.

Donald: Do futesh e ke ndarë?

Romeo: E ka me qejf pse mos futet.

Devisi: Doni që të futem unë?

Romeo: Po patjetër, unë do jem “Team Devisi”.

Donald: Devisi do marrë pjesë në Big Brother Vip 3.

Devisi: Shaka bën ky.

Donaldi: Po shaka, shaka…

Related posts

Aldo provokoi Danjën duke i shprehur pëlqim, reagon partneri i saj! “Për këdo që përpiqet të përbaltë…” (FOTO)

ÇPO NDODH?! Aldo i dashuruar me Danjën? Banori ia thotë troç! (VIDEO)

“Familja jote nuk e do atë moj…”/ Jozi kritikon keq Eglin! (VIDEO)