Zbulohet arsyeja e ndarjes së Teas dhe Beartit

Meridian Ramçaj ka ngritur dyshimet ditën e sotme rreth arsyes së mundshme të ndarjes së Teas dhe Beartit. Ai ka zbuluar se Bearti ka një llogari në një platformë sociale jo si gjithë të tjerat, e konsideruar si një faqe për të rritur.

Mënyra se si funksionon kjo platformë është se personazhe të ndryshme hapin profilet e tyre dhe shpërndajnë aty foto apo video, që le të themi në rrjetet e tjera sociale nuk do mund t’i postonin, vetëm për fansat që abonohen aty. Megjithatë për t’i parë këto materiale, po i quajmë “të nxehta”, fansat duhet të paguajnë.

“Meqenëse më keni pyetur shumë herë për Tean dhe Beartin se çfarë mendoj…po normale që do ndahen pasi ka punë tjetri. Ama Kosovë-Shqipëri nuk shërbejmë.”-ka shkruar me ironi Meridiani.

Statusi i Meridianit: Kur ne nuk e dimë ende shkakun që çoi në ndarjen e çifit më të komentuar të momentit, padyshim që ky detaji ngre shumë dyshime. Tea deri tani nuk ka reaguar drejtpërdrejt rreth ndarjes. Ajo ka hedhur një video të Senatores australiane Sarah Hanson-Young në parlament, që dukej si një “thumb” ndaj Beartit dhe në fakt jo vetëm ndaj tij. Ndryshe nga ajo Bearti ka pranuar për mediat në Kosovë ndarjen, teksa po me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të qartë se çdo gjë mes tyre është mbyllur një herë e mirë.

Related posts

Pas Big Brother Vip, Ilnisa Agolli anëtarësohet në Partinë Socialiste?! Ja fotot pas “Lali Erit” dhe Lindita Nikollës!

Incident apo e qëllimshme?! Alba e “Përputhen” del në emision me fustanin transparent, tregon më shumë seç duhet! (FOTO)

Ish-banori i BBV kapet me drogë/ Policia e arreston menjëherë (FOTO)