Zbulohen “prapaskenat”! Kiara bën qejf në Turqi me armiken e Luizit (FOTO)

Dy ish-konkurrentet më të përfolura të Big Brother Vip 2, Kiara Tito dhe Olta Gixhari janë në Turqi, ndërsa fotot e tyre kanë marrë vëmendjen e të gjithëve.

Moderatorja Kiara Tito ndodhet atje për realizimin e një nga projekteve të saj që do të transmetohet së shpejti në Top Channel, “Kepi i Vipave”.

Disa nga personazhet e njohur të spektaklit, do të qëndrojnë në një nga vilat më luksoze në Bodrum të Turqisë, aty ku Kiara ka realizuar edhe fotot e saj.

Ajo është shfaqur tërheqëse me një fustan të shkurtër ngjyrë të verdhë e të bardhë, ndërsa e ka kompletuar me një palë syze dielli si dhe një çantë Dior.

Bukuroshja ka zgjedhur të mos shkruajë asgjë në postim. Nga ana tjetër aktorja Olta Gixhari ka zgjedhur të postojë më shumë, me disa poza atraktive.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)