Zbulohen fotot e dy personave që vranë 32-vjeçaren poshtë urës së Dajlanit (FOTO)

Personat në foton poshtë janë Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari, dy vrasësit e gruas 32 vjeçare Luljeta Preza poshtë urës së Dajlanit.

Disa vajza që kanë pohuar se kanë qenë dëshmitare të sherrit, thanë në polici se konflikti nisi për 2 mijë lekë. Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari ia kishin kërkuar Luljetës paratë për të blerë ushqime por ajo ka refuzuar. Në fillim, ata e kanë rrahur dhe më pas e kanë qëlluar me thikë.

Dy të arrestuarit, përdorues droge, i kanë mohuar akuzat.

Related posts

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025