Zbardhet vendimi/ Gjykata e Tiranës: Komiteti i Rithemelimit drejton PD-në (Dokumenti)

Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin e datës 25 mars, ditë kur edhe njohu Statutin e hartuar nga Komisioni i Rithemelimit, që i autorizonte dhe si drejtues të Partisë Demokratike. Në vendimin e plotë të siguruar nga Dosja.al, gjyqtari Agron Zhukri ka kryer një seri verifikimesh, mbi legjitimitetin e kërkesës së Rithemelimit, cilësisë së anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe përputhshmërinë e Statutit të miratuar nga anëtarësia në 11 Dhjetor 2021 me normat ligjore.

Por edhe numrin e delegatëve që morën pjesë në Kuvendin e Jashtëzakonshëm të thirrur në të njëjtën ditë me themelimin e PD-së disa dekada më parë. Në bazë të dokumentacionit dhe informacioneve të tjera të marra është dalë në përfundimin se numri i tyre tejkalonte minimumin e kërkuar nga Statuti për të thirrur Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit. Si përfundim në bazë të ligjit “Për Partitë Politike”, Partia Demokratike do të drejtohet përkohësisht nga Komiteti i Rithemelimit, deri në zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të forcës politike.

Vendimi i PLOTË i zbardhur nga dokumenti i Gjykatës së Tiranës: Gjykata arrin në përfundimin se Kuvendi Kombëtar i PD është thirrur në mënyrë të ligjshme nga një numër anëtarësh/delegatësh më i madh se 1/4 e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të tij. Të tre këto dokumente, të cilat i janë parqitur gjykatës në formën e kërkuar nga ligji, përbëjnë provë të plotë përtë vërtetuar faktin dhe për t’i formuar Gjykatës bindjen se, Kuvendi Kombëtar i PDSH është mbledhur në mënyrë të ligjshme dhe në ambientet e stadiumit “Air Albania”, ku janë zhvilluar punimete tij, në pjesën e dedikuar të delegatëve të Kuvendit kanë marrë pjesë 4935 delegatë, prezenca fizike e të cilëve ka bërë që Kuvendit të ketë kuorumin e nevojshme që ky organ të konsiderohej i mbledhur dhe të mbajë punime e të marrë vendime në mënyrë të lifjshme në përputhje me dispozitat statutore. Vendimet e marra në Kuvendin Kombëtar të PDSH janë vendime të mara në përputhje të plotë me tagrin dhe kompetencat statutore të Kuvendit Kombëtar të PDSH, si organi më  lartë vendimmarrës i kësaj force politike dhe si të tilla ato duhet të regjistrohen në regjistrin e partive politike.

Ndërkohë që disa ditë pasi Gjykata e Tiranës regjistroi statutin e ri të Partisë Demokratike që u votua në Kuvendin e 11 dhjetor, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj depozitoi në Gjykatën e Apelit ankimimin e vendimi. Në kërkesën e tij, Alibeaj kërkon prishjen e vendimit që i jep drejtimin e partisë grupit të Komisionit të Rithemelimit si dhe pushim ose kthimin në hetim me trupë tjetër gjykuese. Nga ana tjetër, Bardhi para se të merrej vendimi kërcënoi gjyqtarin e çështjes duke u shprehur se ai ishte takuar me një përfaqësues të ish-kryeministrit Berisha. Me tone të ashpra, ai e quajti ‘kamikaz’ gjyqtarin dhe shtoi se nëse ai do të marrë nesër një vendim për njohjen e ndryshimeve statuore, e pret burgu. Pas vendimin, e kallëzoi edhe në Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.

Related posts

Mblidhet kryesia e PD, ja data kur do të mbahet protesta kombëtare

Deklarata e fortë e Spiropalit: Unë dhe treçereku i ministrave e deputetëve mund të mos jemi më në…

Manastirliu në SPAK/ Vokshi zbardh detajet e bujshme: Ja shuma marramendëse e paguar nga ministrja për maskat mbrojtëse!