Zbardhen detaje të reja! Vis Martinaj nuk është ZHDUKUR nga 2 persona/ “U krijuan aleanca të mëdha për ta hequr qafe”

Gazetari i kronikës së zezë, Sokol Bregu, i ftuar në një lidhje skype me emisionin Breaking në Top News foli edhe për fatin e Vis Martinaj.

Ai gjithashtu foli edhe për vrasjen e Vlorës dhe atë të Fushë-Krujës duke treguar dallimet mes tyre.

“Vrasja është kryer nga shumë afër, nuk ka lidhje me ngjarjen e Vlorës që është kryer nga larg nga një automjet, të gjitha gëzhojat kanë rënë brenda në automjet. Nuk duhet as lloji i pushkës, edhe sikur nesër ta gjejë nuk gjen dot se nga cila armë u qëllua.

Ndryshe nga Fushë Kruja, ku u gjetën 100 gëzhoja, prandaj ka ndryshime të mëdha, prandaj u gjetën menjëherë autorët. Atje ku ndodhi vrasja në Vlorë, çdokush mund të ketë qarkullim me automjet se është një nga lagjet më të banuara.

Në Fushë-Krujë jo kushdo mund të futet, prandaj konsiderohet vrasje e guximshme, e kam quajtur vrasje për aleanca të prishura, pasi kurrkush më parë vrasës me pagesë është futur për të vrarë atje.

Është vrasja e parë me pagesë atje. Jo se nuk ka vrasje se gjakmarrjet kanë qenë shumë të njohura, por jo histori e një vrasje me pagesë. Aleancat në Fushë Krujë kohët e fundit janë prishur. Që nga zhdukja e Stafukës, edhe ai juridikisht quhet i gjallë përderisa nuk është gjetur, arrestet që solli, janë njerëz që kanë krijuar bazën. Është e vështirë të penetrosh në Fushë Krujë dhe të kryesh vrasje”.

Bejtja ka pasur aleancë me grupin e Vis Martinaj ?

“Këtë e ka thënë media. Me pak prova shihet që aleancat e krimit në Shqipëri nuk janë fluide dhe janë problematike në formimin e tyre. Nuk mund të lidhim një histori tonën me bandat e Nju Jorkut, ku janë 5 familje. Nëse do kishte organizata mafioze në Shqipëri, shteti do të ishte i pafuqishëm mbi to. Nuk kemi aleanca, por thjesht takime, sepse më vonë dalin ndryshe. Nga dosja Metamorfoza kupton që miqtë vrasin miqtë, miqtë i fusin në pritë miqtë. Kjo ndodh në bandat e shumë qyteteve. Një herë janë miq, pastaj bëhen armiq. Në Vlorë nuk ke asnjë aleancë midis grupeve.

Për zhdukjen e Ervis Martinajt nuk besoj se ishin vetëm 2 persona, apo 1 person. Mendoj që për shkak të aktivitetit të tij ka patur aleanca të mëdha, dhe nuk ka qenë çështje të 1 personi. Për një krim të këtyre përmasave duhen plane të mirëfillta aleancash,” tha Bregu.

Related posts

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024

TRAGJIKE! Aksident i rëndë në Gjirin e Lalzit, ndërron jetë 16-vjeçari