Egnatia vijon fuqizimin financiar, mbrojtësi transferohet në Belgjikë pas përfundimit të sezonit (FOTO)

Zamig Aliyev

Zamig Aliyev qendërmbrojtësi i cili po shkelqen me Egnatian ketë sezon është shitja e radhës nga klubi rrogozhinas në Europë. Mësohet se lojtari ka arritur akordin me KAS EUPEN në Belgjikë. Transferimi do të zyrtarizohet në merkaton e verës. Ende nuk është bërë e ditur shuma në të cilën do të përfitojë Egnatia, por e rëndësishme është se arkat e klubit nga Rrogozhina do të “fryhen” më tepër. Sezonin e kaluar drejtuesit përveç titullit kampion, arritën të përfitonin me shitjet e dy lojtarëve.

Zamig Aliyev

SHITJET E MELIH IBRAHIMOGLU DHE ALEN SHERRIT

Ibrahimoglu firmosi një kontratë 3-vjeçare me Konyaspor 24-vjeçari u aktivizua me Egnatian në 20 ndeshje gjatë kampionatit të fundit. Nga transferimi te turqit, zbulohet se Egnatia do të përfitojë rreth 400 mijë euro, pasi lojtari ishte nën kontratë me rrogozhinasit edhe për dy vite të tjera.

Sherri, kampion në fuqi me fanellën e Egnatias, do të firmosë një kontratë 3-vjeçare me ekipin ishullor, me të drejtë zgjatjeje edhe për një vit tjetër. Te Kaljari, shkodrani do të jetë zëvendësuesi i Skufet. Sipas drejtuesve të klubit rrogozhinas, shitja e Sherrit ka sjellë në arkat e Egnatias 500 mijë euro, ndërsa shtypi sportiv italian evidenton faktin se portieri është blerë për 300 mijë euro dhe kampionët e Shqipërisë ndërkohë ruajnë edhe 10% të vlerës së kartonit.

Related posts

“Kupa dhe kampionati janë të arritshme”, Luan Pinari komenton shortin e Kupës: Jam i kënaqur që do të përballemi me Vllazninë

Vetëm një fitore në vitin 2026, Ilir Daja bën analizën e humbjes në derbi: Ja si do të dalim nga kjo situatë

“Ky ekip ka shpirt gare!”/ Kërnaja flet pas fitores në derbi, “kunj” Arben Milorit: S’na kanë rritur kritikat e tua!