Z. Lulzim Basha në Facebook

Është qesharake se si njeriu që e ka lënë Shqipërinë prej 8 vjetësh vend numëro e nuk ka bërë as edhe një hap para, i lejon vetes të merret me mua, në vend që të marrë përsipër përgjegjësitë për dështimet e tij e të japë dorëheqjen.

Unë nuk kam ndërmend të bëhem pjesë e kësaj loje. Kjo është sjellja tipike e humbësit që akuzon këdo dhe nuk pranon asnjë përgjegjësi për vete. Shqiptarët janë ngopur me të dhe llojin e tij.Para 8 vjetësh shqiptarët në vend të një kryeministri, morën një aktor estrade që e la Shqipërinë vendnumëro.

Estrada e Ramës po ju kushton shqiptarëve shumë shtrenjtë. Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një kryeministër të vërtetë. Me 25 prill Rama humb dhe Shqipëria fiton.

Related posts

Veshja e Ramës në ditën e votimeve, stilisti i njohur: Krijimi i tij, ngacmim për Berishën

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!

“Nuk është pyetja a do të fitojmë, por sa”/ Rama ironizon Berishën: Politikan i…