Yuri Kim drejt largimit nga Shqipëria, Berisha ‘kunj’ ndaj diplomates së SHBA: Po flaket një limon i shtrydhur…

Ish kryeministri Sali Berisha në një dalje për mediat ditën e sotme ka komentuar edhe deklaratën e Ministrisë së Jashtme për nisjen e procedurave për përzgjedhjen e ambasadorit të ri në vendin tonë. Berisha në fjalën e tij bëri një deklaratë të fortë ku u shpreh se përfaqësoi padenjësisht SHBA, po “flaket” si një limon i shtrydhur.

“Dua të theksoj se kemi të bëjmë me një flakje me një limoni të shtrydhur, në 100 vite marrëdhenie diplomatike mes dy vendeve nuk ka pasur kurrë një diplomate amerikane që ti kete dëmtuar këto marrëdhenie më shumë se Yuri Kim.

Kërcënimet e saj se demokratët do të hanë bar nëse do të mbështesin Sali Berishën, thirrjet për të treguar se për kë duhet apo nuk duhet të votojnë, kundërshtimi për çdo konventë, për të shkelur ligjin dhe për të bërë shumicën-pakicë dhe pakicën-shumicë, këta janë akte të shëmtuara dhe tregon se po të mos kishin qenë…Me protesta paqësore, paqësisht do të ishte kërkuar largimi i saj sa më shpejt nga Shqipëria.” Theksoi Berisha

Related posts

Shoqërohen në polici përfaqësues të degës së PD-së në Elbasan (EMRAT)

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024