“Kam ulur kokën dhe kam punuar”, Xhuljano Skuka flet pas golit të fitores dhe i jep mesazhin e qartë trajnerit Kërnaja: Unë jam gati!

Xhuljano Skuka

Xhuljano Skuka i dhuroi 3 pikët skuadrës së tij me golin e realizuar në të 85-ën. Ai u zgjodh dhe “Lojtari i Ndeshjes” me Flamurtarin.

“E thashë edhe javën tjetër pas derbit, që nuk është Partizani që të gjithë presin, unë i pari. Kemi shumë punë për të bërë, por jemi në rrugën e duhur, them që do ketë përmirësim akoma.

Në stol dhe Buxhelaj në sulm? Kam qenë pak i mërzitur në thonjëza, që ka bërë këtë zgjedhje por i shkon një bravo shumë e madhe profesorit, është ideja e tij kjo lëvizje. Rezultoi pozitiv, kështu që mbi të gjitha ai është i pari këtu, do bëjmë atë që thotë ai. Unë isha kapiten i Partizanit në Europë, duke bërë edhe gol. Erdhën trajnerët e më ulën dy javët e para në stol, nuk besoj se kam bërë diçka të keqe, kam ulur kokën, kam punuar dhe ja ku jam sot.

Kur do jem gati? Unë gati jam (qesh), por besoj që edhe pak, duhet pak durim”, tha Xhuljano Skuka për RTSH pas ndeshjes.

Related posts

Ivan Gvozdenoviç pas fitores në Vlorë: Krenar për çunat, por Janaçek mund ta ketë mbyllur sezonin!

“Episodet na dënuan”/ Dy penallti të humbura dhe disfata në Vlorë, Ribaj: Kjo ndeshje nuk duhej të na ikte

Dy penallti të humbura dhe VAR në qendër të vëmendjes, Elbasani “godet” Flamurtarin në Vlorë (video)