Xhuliano Skuka rikthehet te Partizani?! Kjo foto në Tiranë tregon gjithçka (FOTO)

Xhuliano Skuka ka mbyllur aventurën e tij te Metz në Francë, dhe njëkohësisht klubi francez kërkon ta huazojë sulmuesin. Skuka nuk e ka fshehur dëshirën për një rikthim në klubin kryeqytetas, por gjithçka do të vendoset nga agjenti i tij, pasi ka oferta edhe nga klube jashtë Shqipërisë.

Në orët e fundit, sulmuesi në rrjetin e tij social Instagram ka postuar një foto me presidentin Gaz Demi në zyrën e këtij të fundit. Në tavolinë duken trofeu dhe një medjale.

Nuk dihet ende arsyeja e kësaj vizite, nëse Skuka ka arritur në kryeqytet për të uruar ish-klubin e tij apo në zyrën e Gaz Demit është diskutuar për një rikthim të mundshëm.

Related posts

Nuk kanë fund telashet për Tiranën, gjobë nga Komisioni i Disiplinës dhe detyron të paguajë pagat e ish-lojtarit

Stërvitje surprizë te Partizani, sulmuesi i Kombëtares në pritje të një thirrjeje nga Silvinjo! (FOTO)

“Nuk më frikëson as Dinamo asnjë prej skuadrave të tjera”/ Vioresin Sinani “nxjerr muskujt” në media: Kemi cilësi për të pretenduar çdo trofe