Xhuliano Skuka reagon pas dëmtimit në ndeshjen ndaj Kukësit, shfaqet në seancën stërvitore të Partizanit me…

Partizani triumfoi ndaj Kukësit me shifrat 1-0 në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Në këtë takim u shqetësuan të gjithë, pasi Xhuljano Skuka u dëmtua.

Sulmuesi e kishte të pamundur të vazhdonte lojën, ndërsa doli nga fusha me barrelë që në pjesën e parë të takimit. Stafi i demave shpreson shumë që lojtari të mos ketë ndonjë dëmtim serioz, teksa Shehi pas sfidës theksoi se tashmë të gjithë “luten” që lojtari të jetë sa më shpejt gati.

Skuka pritet që t’u nënshtrohet vizitave mjekësorë për të mësuar edhe shkallën e dëmtimit, por gjithsesi kjo gjë nuk e ka ndaluar lojtarit të jetë prezent në stërvitjen e të kuqve. Sulmuesi ka bërë një postim në “Insta – Story” teksa futbollistët stërviten, ndërsa e ka shoqëruar me dy zemra të kuqe.

Kujtojmë se Partizani ka nisur përgatitjet për duelin e radhës në kampionat që do ta luajë ndaj Skënderbeut në Korçë. Kjo përballje do të jetë e vlefshme për javën e 25-të dhe do të startojë në orën 17:00 ditën e dielë.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)