FOTO/ “A ma jep stadiumin për dasmë”, Alban Xhaferi ironizon keq kryebashkiakun Benet Becin: Do ftoj teze, hallë dhe daja…

Xhaferi

Përplasja Bashki Shkodër-Vllazni ka arritur pikën më të nxehtë. Institucioni vendor ka planifikuar më datë 21 qershor në stadiumin Loro Borici koncertin recital të Bujar Qamilit, dhe nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ky vendim. Ndërkohë klubi i Vllaznisë ka dalë kundër me argumentin se nuk duhet ndryshuar destinacioni i përcaktuar në impiantin ku zhvillohen vetëm aktivitete sportive,gjë që mund të sjellë moslicensimin e tij nga UEFA për ndeshjet evropiane të klubit të futbollit.

Ndërkohë, presidenti i klubit të Vllaznisë, Alban Xhaferi, vazhdon të ironizojnë Bashkinë dhe Benet Becin. Xhaferi ka ndarë me ndjekësit një “barsaletë”, ku një person i kërkon stadiumin me “qira” sa për të bërë një dasmë, e për të thirrur, hallat, dajat dhe tezet.

“Humor që e kuptojnë vetëm shkodranët. Ma bafshi natën e mirë”, shkruhet në postimi e bërë nga Xhaferi.

Duket se asnjëra palë nuk ka ndër mend të tërhiqet nga vendimi i saj. Te Vllaznia po përgatiten për më të keqen, mosluajtjen e ndeshjeve Komëbtare dhe ndërkombëtare në stadiumin “Loro Boriçi”. Mësohet se ditët e fundit drejtuesit e klubit kanë patur një kontakt me ato të Teutës dhe është rënë dakord që Vllaznia ti luajë ndeshjet e saj në stadiumin Niko Dovana të Durrësit.

LEXO ME SHUME:Dinamo me fat, kalon në raundin e dytë të Conference League pa luajtur; zbulohet shuma financiare që përfiton

Related posts

E FUNDIT/ Egnatia mëson emrin e kundërshtarit, ja me kë do të luajë në raundin e parë të Championsit

Dinamo me fat, kalon në raundin e dytë të Conference League pa luajtur; zbulohet shuma financiare që përfiton

E FUNDIT/ Rrufe në qiell të hapur, presidenti i klubit vendos të largohet nga klubi i Superiores: Kam vendosur të hap një kapitull të ri në jetën time…