Bëri bujë me Egnatian në titullin e parë, Partizani pranë akordit me futbollistin e njohur (FOTO)

Vusal Isgandarli

Pas zyrtarizimit të Xhuliano Skukës, Partizani kërkon sërish të përforcojë repartin e sulmit, pasi vetëm ardhja e dibranit nuk mjafton për të plotësuar boshllëqet në prapavijë. Siç mësohet, Vusal Isgandarli me shumë gjasa do të jetë lojtar i Partizanit në sezonin e ardhshëm. Ish-sulmuesi i Egnatias është pranë akordit me klubin e kuq, që po kërkon të përforcohet në sulm. Nga burimet e shumta, konfirmohet se mbetet dëshira mes palëve për të konkretizuar lëvizjen. Sulmuesi i përfaqësueses së Azerbajxhanit spikati pikërisht tek Egnatia.


Rrogozhinasit e shitën kartonin e tij në janarin e vitit të kaluar te Boluspor. Vusal Isgandarli është përfolur edhe më parë për rikthimin në Superiore, por mbetet nën kontratë. Të kuqtë vijojnë përgatitjet për Europën ku do të përfaqësojnë Shqipërinë në Ligën e Konferencës. Trajneri Gega aktualisht ka të konfirmuar afrimin e Xhuliano Skukës në skuadër.

PARTIZANI PA STADIUM NË CONFERENCE LEAGUE

Partizani pati dëshirë të madhe që të licenconte stadiumin e tij për ndeshjet e Conference League, por çdo shpresë binte poshtë së pari për shkak të cilësisë së rrugës. Në kompleksin e të kuqve vazhdojnë punimet, pra është e parakohëshme që të mendosh për asfaltimin përfundimtar të pak qindra metrave, veçse kjo gjë ndikon për keq.

LEXO ME SHUME:Elbasani “sparkatë” Tiranës, gati ti rrëmbejë objektivin e merkatos bardhebluve (FOTO)

Related posts

MËKAT! Shqipëria e përjeton barazimin si humbje, serbët dalin nga Tirana të kënaqur

E PABESUSHME! Manaj nuk shënon nga penalltia, pjesa e parë mbyllet me iniciativë dhe grintë

Tifozët fillojnë të futen në stadium nën masa të rrepta sigurie; Ja çfarë nuk duhet të kesh me vete