“Vulosen” votimet për Senatin amerikan/ Ja partia që do të ketë kontrollin

Republikanët duket se do të mbajnë kontrollin e Senatit të SHBA. Dy udhëheqësit e shumicës së Senatit, Mitch McConnell dhe aleati i Trump, Lindsey Graham u rizgjodhën përkatësisht në vendet e tyre të Kentucky dhe South Carolina.

Në Alabama, kandidati republikan Tommy Tuberville mundi në demokratin në detyrë, Doug Jones.

Demokratët fituan një vend në Kolorado, me ish-guvernatorin John Hickenlooper duke mundur republikanin në detyrë Cory Gardner, dhe gjithashtu në Arizona, ku një ish-astronaut, Mark Kelly, mundi një ish-pilot luftarak, republikanen Martha McSally.

Republikanët mbajnë një shumicë 53-47 në dhomën e lartë të Kongresit, që do të thotë se Demokratët kanë kërkuar një fitim neto prej katër vendeve.

Midis kandidatëve të tjerë për në Senat këtë vit ishin një pastor, një shofer kamioni dhe një trajner futbolli.

Demokratët po luftojnë gjithashtu për të mbajtur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, e cila me sa duket do të mbetet në duart e Demokratëve, shkruan BBC.

Related posts

Shqiptarja që jeton në Izrael rrëfen situatën pas sulmeve të Iranit: U zgjuam të tmerruar…

Studimi australian ngre ALARMIN: Fëmijët që kalojnë shumë kohë para ekraneve kanë gjasa të zhvillojnë probleme emocionale

“PD-në e ngrita unë”/ Sali Berisha tregon se kur do largohet nga politika