Vuçiç jep alarmin: Pas 23 prillit do të ketë pushtim të plotë të veriut të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se serbët e Kosovës janë në një situatë të vështirë, pasi që ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që do të mbahen në veri të Kosovës më 23 prill. Sipas tij, pasi të formohen autoritetet e reja lokale në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe – do të ketë “pushtim të plotë”.

“Nesër, populli ynë me qetësi, përgjegjësi dhe përbuzje do t’i shikojnë ata që do të vijnë nga Mitrovica e Jugut për të votuar që të zgjidhet udhëheqje e re në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Çfarë do të ndodhë më pas, do të jetë një pushtim i plotë për të cilin qytetarët tashmë janë gati, janë mësuar. Ata do të jenë të qetë, do të jenë të përgjegjshëm, ne do të paguajmë rrogat si më parë, do të luftojmë edhe më shumë për ta, do të ngremë standardet dhe do të presim për kohë më të mirë në të cilën, Karta e OKB-së do të jetë e vlefshme si dhe e drejta publike ndërkombëtare”, tha Vuçiq më 22 prill, raporton agjencia serbe e lajmeve, Beta.

Vuçiç po ashtu komentoi edhe deklaratën e zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, që tha se blloku evropian është i zhgënjyer që Lista Serbe dhe serbët nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.

Lideri serb tha se serbët në Kosovë kanë marrë pjesë në disa cikle zgjedhore, por tani ata nuk duhet të marrin pjesë para se të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Related posts

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 27 shtator 2024

Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 22 gusht 2024

Monedhat e huaja në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 24 korrik 2024