Vucic, i trembur nga Haradinaj: Shqipëria e Madhe, kërcënim për Serbinë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se “Shqipëria e Madhe” është një kërcënim për Serbinë, rajonin, Evropën dhe botën, por që Beogradi do të ketë një përgjigje adekuate ndaj kërcënimeve nga Prishtina se Kosova do të shkojë në një referendum për t’u bashkuar me Shqipërinë.

Ai theksoi se do të dëshironte të dëgjonte përgjigjen e Brukselit dhe të tjerëve ndaj këtij kërcënimi të bërë nga lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Nëse dikush nga Serbia do të kishte folur kështu do të na kishin bombarduar,” tha Vuçiç në konferencën për shtyp.

Reagimi i Vuçiçit vjen pas Haradinaj tha një ditë më parë se ai do punonte për një referendum për bashkimin me Shqipërinë.

Ai tha gjatë prezantimit të programit zgjedhor se Republika e Kosovës nuk mund të presë derisa të tjerët të jenë të gatshëm të zgjidhin shumë çështje të hapura.

“Do të vijë dita kur presidenti i ri amerikan do të duhet të deklarojë se çfarë do t’i thotë Kosovës në 2024, 2025 ose 2026 … Prisni që të bëjmë diçka. Ne as kemi pranuar dhe as nuk kemi lënë një konflikt të ngrirë, as kemi pranuar të ndahemi, por do të shkojmë në një referendum për bashkim me Shqipërinë”, tha Haradinaj.

Related posts

Me korrupsion e pa standarde/ Gahler i PE-së: Ky vend nuk do të futet në BE kështu siç është sot!

“Nuk është pyetja a do të fitojmë, por sa”/ Rama ironizon Berishën: Politikan i…

Bashkim Fino

Rama kujton nga takimi elektoral në Lushnjë ish-deputetin e ndjerë socialist, Bashkim Fino: Besoj se po na shikon nga lart!