Vuan nga depresioni, 40-vjeçari i vë flakën dritares në Komisariatit e Elbasanit

Një incident është regjistruar mbrëmjen e sotme në komisariatin e Elbasanit. Mësohet se një person i ka vënë flakën murit të jashtëm të komisariatit, përkatësisht dritares së zyrës së informacionit për qytetarët. Bëhet fjalë për një 40 vjeçar nga fshati Mollas i Cërrikut. Sipas burimeve nga policia, qytetari nuk ka kërkuar ndihmë nga forcat e rendit dhe as shërbime.

Paraprakish dyshohet se ka probleme me depresionin. Ai ka ndezur disa letra dhe i ka djegur mbi dritaren e informacionit. Nga ngjarja ka vetëm dëme materiale.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…