“Vuaj nga epilepsia”/ Xheisara përlot të gjithë me historinë e trishtë: Babai u plagos pas koke…

Këngëtarja Xheisara Frisku e cila la mbrëmjen e kaluar shtëpinë e “Big Brother VIP” i ka përlotur të gjithë me historinë e saj të jetës, që nga lindja e deri në moshën që është sot.

Xheisara tregoi se ka lindur në qytetin e Burrelit ku është përballur me paragjykime të shumta pasi babi i saj është invalid. Ndër të tjera, tregoi se ajo vuan nga epilepsia.

“Para se të lindja unë, babai u plágos pas koke dhe humbi kujtesën. Dhe nuk dihej nëse do bënte fëmijë. Pastaj linda unë dhe pjesën më të madhe të jetës e kam kaluar në spítal. Kam pësuar disa vdèkje klinike. Pastaj zbuluan se vúaj nga epílèpsia. Ëndrra ime më e madhe ishte të bëhesha këngëtare. Por, gjithmonë të tjerët thoshin se nuk do ia dilja. Thoshin se jam gjynah. Unë nuk kam asgjë dhe do ua vërtetoj të gjithëve. Edhe unë një njeri me epílepsi dhe vajza e një invalidi do ia dal”, tha Xheisara.

Ndër të tjera, tregoi se nëna e saj ka sakrifikuar shumë dhe se ka punuar për të mbajtur atë dhe motrën e saj. Fakti që e ëma ka qenë pjesën më të madhe të kohës në punë, ka bërë që të mos jetë shumë e lidhur me të ëmën.

Sipas Xheisarës, nga eksperienca në Big Brother VIP, familjarët do të njohin një anë të sajën që se kanë njohur më parë. Nëna e saj e surprizoi mbrëmë duke i thënë se e mbështet në çdo hap dhe të gjithë janë krenarë për të.

Related posts

“Nuk mban më ujë pilafi”/ “Shpërthen” Luizi: Ku mund ta gjej këtë njeri? (FOTO)

“Pak njerëz jetojnë…”/ Bora Zemani bën shkrimin e veçantë për Ismail Kadaren!

Vajza e Kiarës dhe Luizit feston sot 2 mujorin e lindjes! Ja urimi special i çiftit (FOTO)