“Vritini shqiptarët”/ Nikola Nedeljkoviç, nacionalisti mbrohet nga Vuçiç, i jep postin e rëndësishëm serbit që u burgos në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka pritur në zyrën e tij serbin Nikola Nedeljkoviç, i cili u lirua pas gjashtë muajsh burg në Prishtinë.

Ai u dënua nga drejtësia në Kosovë pasi gjatë një tubimi në Gazimestan lëshoi thirrje që nxisnin dhunë ndaj shqiptarëve, por Vuçiç e shpërbleu me një vend pune.

Ai i ofroi dy opsione: Angazhim vullnetar në Zyrën për Kosovën në qeverinë e Serbisë dhe një post në Ministrinë e Shkencës, Teknologjisë dhe Zhvillimit. Nedeljkoviç zgjodhi të parën.

“Vritini shqiptarët”, ishte thirrja që doli nga goja e Nedeljkoviç, që u prangos më pas. 20-vjeçari u dënua me 8 muaj burg pasi u shpall fajtor për akuzën e “nxitjes së urrejtjes dhe intolerancës etnike”, por Apeli ia uli zbriti dënimin me dy muaj.

Related posts

Nuk e merrni dot me mend! Ja sa pak kushton litri i benzinës në këtë vend

Gruaja regjistron qenin për të votuar por e gjen BELAJA! Donte të jepte mesazhin se…

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…