“Vriteni, të kalbet në burg”/ Piloti grek mbërrin në gjykatë me antiplumb

Opinioni publik grek është tronditur nga ngjarja makabre, ku bashkëshorti i mori jetën gruas së tij 20-vjeçare, në sy të foshjes së tyre. Makabriteti shkoi deri aty sa Babis Anagnostopoulos inskenoi të gjithë krimin, e madje vuri në lojë hetuesit për mbi një muaj, duke pretenduar se ishte grabitur.

Mediat greke shkruajnë se piloti grek i cili pak ditë më parë pranoi faktin se kishte vrarë gruan e tij Caroline, sot ka shkuar në gjykatë ku pritet të kërkojë falje. Ai ka hyrë në gjykatë me forca të shumta sigurie, i veshur edhe me antiplumb.

Seanca pritet të fillojë rreth orës 12:00, dhe me gjasë mund të zgjasë. Qytetarët grekë kanë shprehur urrejtjen ndaj tij, e kjo reflektohet edhe në sharjet e mallkimet e shumta në rrjetet sociale. Teksa vrasësi futej në gjykatë, njerëzit thërrisnin në një zë: “vriteni, të kalbet në burg”.

Sipas informacioneve, i akuzuari do të përpiqet t’ia atribuojë krimin e tij intensitetit, akuzës dhe kundërsulmeve verbale që ai tha se kishte në natën fatale me Caroline, si rezultat i së cilës ai “u mjegullua” dhe humbin kontrollin.

Në fakt, sipas mbrojtjes së tij, ai do të japë detaje shtesë dhe informacione që nuk i ka paraqitur deri më tani në polici. “Ky informacion do të hedhë dritë mbi rrethanat e krimit, dhe do të pasurojë dëshminë e tij paragjyqësore”, thonë avokatët e tij.

Çfarë parashikon Kodi Penal në Greqi

32-vjeçari akuzohet për dy krime.

Dënimet specifike sipas Kodit Penal janë këto:

-Për krimin e vrasjes me dashje të kryer me vetëdije, paragrafi 1 i nenit 299 të Kodit Penal, thotë se “kush vret një tjetër, dënohet me burgim të përjetshëm ose me burgim të përkohshëm të paktën dhjetë vjet”.  Nëse akti i kryer mbështetet në gjendje të rënduar psikologjike, dënimi mund të shkojë deri në 15 vite.

-Për vrasjen e kafshëve, Kodi Penal parashikon një dënim deri në 10 vite. Një tjetër nen parashikon një dënim me gjobë.

-Për dëshmi të rreme, neni 230 i Kodit Penal përcakton se “kushdo që akuzon një person tjetër ose pretendon në mënyrë të rreme për një krim të ndodhur, dënohet deri në një vit burg ose me gjobë”.

-Për dëshmitë e njëpasnjëshme paragrafi 1 i nenit 224 të Kodit Penal parashikon sa vijon:

“Kushdo që, ndërsa merret në pyetje si palë ose dëshmitar në një gjykatë ose para një autoriteti kompetent për të kryer një shqyrtim të çështjes në fjalë, me vetëdije paraqet informacion të rremë në lidhje me atë rast ose mohon ose fsheh të vërtetën, do të dënohet me burgim në të paktën tre muaj deri në tre vjet burg, dhe një gjobë“.

Vrasja e 20-vjeçares britanike, një nga avokatët e 32-vjeçarit tërhiqet

Një nga dy avokatët e 32-vjeçarit grek që vrau bashkëshorten e tij 20-vjeçare në banesë, ka dhënë dorëheqjen.

Vasilis Spyrou ka njoftuar se do të tërhiqet nga çështja për mbrojtjen e pilotit, për arsye personale. “Unë nuk dua të shkoj më tej në mbrojtjen e kësaj çështje, në asnjë pjesë të saj, për arsye personale; faleminderit shumë për gjithë kohën dhe bashkëpunimin”, ka thënë avokati. 

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

I treti brenda dy ditëve! Ishulli grek goditet përsëri nga tërmeti, banorët në panik!

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi