Vrioni “lë nam” në MLS, nuk shënon dot gol as me portë bosh (VIDEO)

Një zgjedhje e gabuar dukej ajo e Xhakomo Vrionit për të shkuar në MLS dhe ashtu po rezulton. Sulmuesi shqiptar kishte mundësi për të qenë ende pjesë e kampionateve elitare në Europë pas supersezonit që zhvilloi me Tirolin.

Megjithatë do të vendoste për të shkuar te New England Revolution. Goli i parë mbërriti kundër Atlantës, teksa shokët e ekipit i lanë penalltinë për të fituar më shumë besim. Kjo nuk do të mjaftonte për Vrionin që të ishte “i transformuar” në ndeshjen e sotme ndaj Chicago Fire.

Në një moment të takimit, sulmuesi shqiptar ka shpërdoruar rastin flagrant ku nuk arriti të shtynte dot topin në rrjetë. Sa i përket kontrollit të topit dhe mënyrës për t’u ikur kundërshtarëve, Vrioni ishte për t’u vlerësuar, por sa i përket finalizimit, për t’u harruar.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)