Vrau shqiptarin në Mykonos për shkaqe xhelozie, flet 23-vjeçarja: “Ishte një keqkuptim”

Ishte thjesht një keqkuptim,”-kështu thotë e reja për vrasjen e shqiptarit Julian Kosova, dje në Mykonos, duke mohuar se sherri fillestar mes autorit dhe viktimës kishte nisur për “sytë” e saj. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të të hënës, kur 33-vjeçari grek i vetë-rrëfyer si autori i krimit dyshohet se ka marrë një telefonatë nga një i njohur që ndodhej në lokalin e natës, i cili e njoftoi se kishte qenë sulmuar nga viktima 34-vjeçare.

Më pas, sipas informacioneve të mediave greke, 33-vjeçari Athanasios Nazos ka marrë pushkën e gjuetisë, e ka mbushur dhe ka shkuar në vendngjarje. Pasi debatoi me 34-vjeçarin, ai e ekzekutoi duke e qëlluar dy herë në kokë. Një orë më vonë, autori u dorëzua pranë autoriteteve dhe u arrestua.

Çfarë tha vajza që kishte njoftuar 33-vjeçarin?

Duke mohuar informacionin fillestar që fliste për një debat mes autorit dhe viktimës për një grua, e reja që lajmëroi 33-vjeçaren pohoi se krimi nuk është kryer për “sytë” e saj dhe se ka qenë një keqkuptim.

“Ka pasur një keqkuptim, nuk ishte për sytë e mi, ishte vetëm një keqkuptim”, tha ai për Alpha.

Edhe pronari i lokalit ka folur për Alpha-n dhe ka treguar se çfarë ka ndodhur natën fatale.

“Ajo ishte vetëm në lokal. Ajo nuk ishte e lidhur me askënd, ishte shoqe me të dy djemtë. Ata ishin klientë në dyqan… Ata u zunë dhe dolën jashtë. Ata kishin një sherr në lokal dhe dolën jashtë për të zgjidhur problemet e tyre,”- tha pronari i dyqanit.

Related posts

“Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër”/ Shokët e skuadrës së Dinamos surprizojnë Luisin në spital që u plagos nga vrasja e Martin Canajt

Jepet masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vr@u Martin Canin! Ja çfarë vendosi Gjykata

Rriten lehtë monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, 22 nëntor 2024