Vrau 3 gra për 1 orë, Dan Hutra para hetuesve: Shkova në dyqan dhe pashë foton time në TV, më erdhi keq të vrisja shitësin

Dan Hutra ka shpjeguar para organeve të drejtësisë planin gjakftohtë për vrasjen e disa grave, plan që e vuri në zbatim një ditë më parë. “Shkova tek ish e dashura, e cila ka një dyqan dyersh në Astir. E besoja dhe kam pasur histori me të kur isha në burg herën e parë. Kur dola ika në Gjermani, punova atje dhe dhe bëra 80 mijë euro. Ia dhashë me mirëbesim që të m’i ruante.

Ajo më tha qe u martua dhe nuk i kishte më paratë. Ajo është strumbullari dhe kur vras mendjen, ajo bëri plan qe të hyja në burg”

Plot kontradikta, i dyshuari shpjegon, sipas burimeve të Anila Hoxhës, se deshi ta vrasë për shkak të 80 mijë euroshit.

“Nuk desha ta vras me armë, sepse do të bëja zhurmë dhe po zbatoja planin. Unë kërkoja të bëja ADN ajo nuk pranonte dhe thoshte fëmija është yti. Shkova dhe i qëllova. Pastaj vazhdova, para se të dilja nga burgu i kisha thënë Vladimir Kurtit që ty nuk të vras dot se po dal, ngaqë ai u pagua  të më eliminonte në burg. E kam patur shok. Shkova në shtëpinë e tij dhe më doli një grua, e pyeta kush je ti çfarë e ke Vladimirin, e kam vëlla tha,  e qëllova”.

Pastaj thotë se i ka rënë diabeti dhe ka hyrë në dyqan për ujë. “Aty hyra dhe pashë foton time në televizor, djali shitës më pa mua. Nuk e vrava dhe më erdhi keq ishte i pafajshëm”.

Plani më pas, kishte një tjetër shenjestër, por Hutra u arrestua.

“U fsheha në një ferrë dhe do prisja mëngjesin të vrisja tjetrin, i cili ka shitur një armë me të cilën në 1999 më kanë vrarë babën në Durrës. Aty më gjetën”.

Madje, ai ka rrëfyer se që kur ka dalë nga burgu nuk ka takuar as nënën e tij, por është përkushtuar në planifikimin e vrasjeve.

“Kur dola nga burgu së fundmi nuk e takova nënën, kam qëndruar nëpër hotele dhe duke bërë planin”.

Related posts

Monedhat e huaja pësojnë rënie/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, 4 korrik 2024

“5 milionë lekë, për ty 4! Emiljano: Shumë e ka!”/ Përgjimet në dosjen Onkologjikut! Ja pazari që bëhej për pacientët me kancer

Monedhat e huaja në “krizë”/ Kursi i këmbimit për sot, 23 qershor 2024