Në Gjykata Themelore në Prishtinë po zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, të cilët akuzohen për vrasjen e Liridona Ademaj.
Gjatë seancës së fundit, Murseli ka dhënë versionin e tij për ngjarjen, duke pretenduar se personi që dyshohet si grabitës u kishte kërkuar vetëm telefonat dhe paratë.
Ai ka përshkruar edhe momentin kur ndodheshin në automjet, duke theksuar se fëmijët ishin të ulur në pjesën e pasme.
“Njëri fëmijë ishte ulur pas meje, ndërsa tjetri pas Liridonës. Nga sa më kujtohet, ata nuk kanë qenë të lidhur dhe kanë dalë nga e njëjta derë,” ka deklaruar Murseli para trupit gjykues.
Ndërkohë, gjatë shqyrtimit janë paraqitur edhe pamje nga ekspertiza forenzike të Liridona Ademaj, të cilat po përdoren si prova në këtë rast. Në këto materiale, i akuzuari është përballur edhe me imazhe të bashkëshortes së tij të ndjerë.