Vrasja e rojës në Top Channel/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr fotografinë e 5 lekëshit: Vetëm kjo ra nga viktima

Eksperti i kriminologjisë Ervin Karamuço ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në oborrin e Top Channel, ku u vra roja i sigurisë Pal Kola. Ai ka publikuar fotografinë e një monedhe 5 lekëshe që u gjet në tokë dhe kishte rënë nga xhepi i 60-vjeçarit.

“Ky 5 lekësh duhet të qëndrojë përgjithmonë në oborrin e Top Channel. Ishte e vetmja monedhë që ra nga xhepi i të ndjerit Pal….Skam fjalë….”, shkruan Karamuço.
Të shtënat me kallashnikov i morën jetën rojës, Pal Kola, 60 vjeç, i cili ka qenë duke u ngrohur pranë një ngrohëse që ka pasur brenda kabinës rreth orës 13:30.

Një makinë e djegur tip ‘Range Rover’ është gjetur në Golem të Kavajës, e cila dyshohet se u përket autorëve. Brenda saj janë gjetur 2 kallashnikovë.

Related posts

Naim Murseli sheh në Gjykatë imazhet e Liridona Ademajt pas vrasjes! Ja si reagoi (VIDEO)

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Aksidenti Tragjik: Aeroplani Ushtarak Kolumbian Rrëzohet, 66 Të Vdekur dhe Dhjetëra Të Plagosur