Vrasja e Klaudio Myrtajt në Itali/ Zbardhet autopsia, hetimet marrin kthesë tjetër

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shtetasit shqiptar Klaudio Myrtaj në Itali.

Mediat e huaja bëjnë me dije se është zbardhur edhe autopsia e vrasjes së të riut ku sqarohet se plumbi i përket një pistolete të kalibrit 22.

Hetuesit shprehen se është një akt i paramenduar, pasi vrasësi zgjodhi një kalibër të vogël dhe priti derisa 34-vjeçari të mbetej vetëm, për ta goditur dhe për tu arratisur. Nga gjetjet, Prokuroria nxjerr se autori gjithsesi nuk është profesionist.

“Ne hetojmë të shkuarën dhe të tashmen e Myrtajt, dëgjojmë nga familja, miqtë, partneri, njerëzit që ai frekuentonte, zakonet. Dhe nuk ka asgjë “të errët” tek një punëtor pa precedentë penalë, i cili me gjithë xhelozinë e fortë dhe disa grindje në lokal, bën një jetë të hapur, nuk fshihet dhe nuk i ka shkaktuar asnjëherë problem komunitetit. Çdo detaj i mundshëm vlerësohet. Nga motivi i pasionit te larja e hesapeve, tek ndonjë sekret i pazbuluar kurrë për të dashurën dhe familjen. Deri në hipotezën e bujshme të një aksidenti të tmerrshëm, një fatalitet tragjik”,- shprehen hetuesit.

Në Vernante, në një të kaluar jo shumë të largët, kishte dalë në pah “rasti” shqetësues i një arsenali armësh dhe mbi të gjitha me silenciator. Mos ndoshta një pistoletë e kalibrit 22, gabimisht, përfundoi në zdrukthëtari e harruar mes rafteve dhe makinerive të vjetra? Nëse do të ishte vërtet kështu, kush e përdori atë pasdite dhe pse? Por mbi të gjitha kush e zhduku?

“Ndërkohë ditën e djeshme Prokuroria dha lejen për varrimin e Klaudio Myrtajt dhe familjarët e tij, mes të cilëve edhe një teze nga Firence, që i bënë nderimet për herë të fundit në morgun Santa Croce, në pritje të dritës jeshile për riatdhesimin e trupit dhe varrimit në Shqipëri. “Sido që të jetë e vërteta – pra kushërinjtë – ne duam vetëm qartësi dhe drejtësi”, thanë hetuesit.

Related posts

Nuk gjen qetësi Greqia! Goditet sërish nga një tjetër tërmet i fortë, ja ku ishte epiqendra

Mbi 20 persona përfundojnë në spital/ Ja çfarë ndodhi papritur në Bulqizë

E RËNDË! Po lahej në liqenin e Kukësit, humb jetën i moshuari