“Votoni 1 merrni 3”/ Alibeaj e nis fushatën me akuza: Shkoni pyesni Erion Veliajn se ku i gjeti paratë Berisha

“Votoni 1 merrni 3” lexonte në banderolën e vendosur pas podiumit, ku kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj mbajti fjalën e tij këtë të martë ndërsa prezantonte kandidatin e Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejkon. Ai tha se Rama, Meta dhe Berisha janë bashkë dhe i shërbejnë njëri-tjetrit për përfitime politike dhe financiare.

“Dinozaurët e politikës nuk e pranojnë dot që në Shqipëri të  mos jetë nën pushtetin e tyre. Janë të tre bashkë edhe nuk ka asnjë dyshim për këtë. Nuk mund të vazhdojnë jetën politike pa njëri-tjetrin, kanë 32 vite që ndajnë interesa politike dhe financiare me njëri-tjetrin  oligarkët I kanë bashkë, mediat i kanë bashkë. Si ka mundësinë që këta opozitarët Meta dhe Berisha nuk denoncojnë asnjë nga oligarkët e lidhur me qeverinë?

Ata ditën bëjnë sikur zihen për parime, natën ndajnë interesat financiare së bashku, prandaj edhe fyejnë e shajnë sa herë u përmenden paratë. Ashtu siç bën me mua këto ditë vetëm e vetëm se bëra një pyetje që e kanë të gjithë shqiptarët, ku i gjen Berisha paratë? Ja u them unë , shkoni pyesni Erion Veliajn”,-tha Enkelejkd Alibeaj.

Related posts

Veshja e Ramës në ditën e votimeve, stilisti i njohur: Krijimi i tij, ngacmim për Berishën

E RËNDË/ 43-vjeçarja nuk mban dot nervat dhe godet me thikë të atin pas sherrit në shtëpi

Kursi i këmbimit valutor, 15 maj 2025/ Ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja