Shënoi golin e barazimit, Xhuljo Tabaku paralajmëron Flamurtarin: Vora do të jetë surpriza e Superiores, synimi është fitorja

Vora

Vora po tregon se nuk është thjesht një skuadër kalimtare në elitën e futbollit shqiptar. Në tri javët e para të kampionatit, ekipi debutues ka grumbulluar 4 pikë, ka shënuar 4 gola dhe ndodhet në vendin e tretë të renditjes, mes më të mirave të Superiores. Starti i mbarë, i shoqëruar me grintë dhe lojë të pjekur, ka sjellë bindjen se Vora do të jetë një nga surprizat e këtij sezoni.

Në ndeshjen e fundit ndaj Teutës, vorakët arritën të barazonin me anë të kapitenit Tabaku, i cili shënoi në debutimin e tij në këtë kategori. Për të, ky ishte një gol historik, jo vetëm si i pari në Superiore, por edhe si debutim në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar. Tabaku kishte munguar në dy takimet e para për shkak të problemeve muskulare në këmbën e djathtë, por rikthimi i tij rezultoi vendimtar. Me një goditje të saktë me kokë, ai i dha skuadrës së tij një pikë të vlefshme në transfertën e Durrësit.

“Mezi prisja të futesha në lojë, edhe pse nuk jam ende plotësisht i rikuperuar. I thashë trajnerit të më aktivizonte në minutat e fundit dhe ai nuk ma prishi dëshirën. Fati ishte me mua, sepse arrita të shënoja golin e barazimit. Nuk e prisja një surprizë të tillë nga vetja ime”, u shpreh Tabaku pas ndeshjes.

Flamurtari është një skuadër e vështirë për t’u mundur dhe na ka rivalizuar edhe sezonin e shkuar. Megjithatë, mendoj se Vora do të jetë një surprizë e vërtetë e Superiores. Në çdo ndeshje kemi treguar se nuk jemi më pak se skuadrat elitare. Tani synimi ynë është fitorja në Laç ndaj Flamurtarit”, përfundoi Tabaku.

Related posts

Fotokopje e ndeshjes së parë, Vllaznia e vajzave eleminon Kolos Kovalivka dhe kalon në raundin tjetër të Kupave të Europës

Partizani, akuza gjykimit për sfidën me Vllazninë, klubi kryeqytetas ankesë Federatës për Feratajn dhe Jorgjin

Fitore me një goditje në portë e shumë polemika, Teuta mposht Dinamon (video)