E nis që nga ndeshja ndaj Partizanit, Vora ankesë zyrtare Jarecit dhe FSHF-së për gjykimin (FOTO)

Vora

Vora ka dërguar sot një notë proteste në Sektorin e Arbitrimit pranë FSHF-së, duke drejtuar gishtin pikërisht te Sokol Jareci. Sipas klubit të Superiores, ekipi është dëmtuar që nga ndeshja me Partizanin në javën e parë.

Vora ka listuar episodet që pretendon se janë me tendencë, ndërsa nxjerr në pah tre gjyqtarë. Bëhet fjalë për Egli Spahiun, Olsid Feratajn dhe Kreshnik Cjapin.

Administratori Albert Xhabafti u shpreh së fundmi në një dalje publike se në mes qëndron dëshira për të mbajtur Tiranën në Superiore. Për këtë edhe Vora është dëmtuar nga gjyqtarët. “Ne nuk mund të konkurrojmë me ekipet e mëdha, por me ata që luftojmë, mund të ishim pretendentë për vendin e katërt. Nuk bëhet ‘qameti’ kur del një ekip nga kategoria dhe nuk e meriton, por nuk duhet mbajtur me zor. Unë vetë jam tifoz i Tiranës, dhe kur nuk e meriton, nuk duhet të digjemi të gjithë, sepse e meritojnë të tjerët. Na kanë bërë shumë padrejtësi. Ferataj e ka shpallur vetë veten ‘non-grata’. Nuk ka fytyrë të vijë më këtu. Nëse ndodh një herë, falet, por ka disa raste që kanë ndodhur kundër nesh”, deklaroi ndër të tjera Xhabafti.

Njoftimi i Vorës:

“Klubi i Futbollit Vora informon opinionin sportiv se ka dorëzuar zyrtarisht një shkresë pranë Sektorit të Arbitrimit në Federaten Shqiptare të Futbollit, në lidhje me vendime arbitrare të përsëritura, të vazhdueshme dhe të njëanshme, të cilat, jo për herë të parë, kanë ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë sportive të ekipit tonë”.

Related posts

Ardian Ismajli jashtë fushave për 1 muaj, Torino mendon ta zëvendësojë me një tjetër lojtar të Kombëtares (EMRI)

“Duan të mbajnë me zor Tiranën në Superiore”, presidenti i klubit rival shpërthen në studio: Nuk bëhet qameti, pse duhet të digjemi ne si ekip…

Rikthim në kryeqytet, Tirana siguron një ish-kampion për pjesën e mbetur të kampionatit