Vora i tregon forcën rivalëve, firmos me ish-sulmuesin e Bate Borisov (EMRI)

Vora është në kulmin e përgatitjeve për fillimin e sezonit të ri, ku padyshim objektivi është madhor për këtë edicion, ku kërkohet ngjitja historike në Superiore. Investimi i kryer deri tani nga klubi shkon në funksion të qëllimit dhe përgatitjet aktuale tregojnë se skaudra nën drejtimin e trajnerit Arian Bellai është në rrugën e duhur.

Pas humbjes në testin e parë veror me Elbasanin, vorakët kanë fituar tri miqësoret e radhës. Fillimisht triumfuan 1-0 kundër Dinamos dhe pas fitores 2-1 me Skënderbeun, të shtunën Vora ka mundur rivalin direkt në të Parën, Flamurtarin në shifrat 1-0. Edhe pse kanë afruar pesë futbollistë, merkatoja e vorakëve mbetet e hapur dhe sot pritet që të vijë “goditja” e radhës, ku bëhet fjalë për një sulmues të ri që ka luajtur në Bjellorusi edhe për BATE Borisov.

Vora ka arritur akordin me ish-futbollistin e Bate Borisov, Idris Nuradeen. Nuradeen i cili luan si sulmues i djathtë është me nënshtetësi nigeriane por deri më tani ka luajtur vetëm në Bjellorusi,ku përveç Bate Borisov numëron paraqitje dhe me fanellat e Fk Smorgon dhe Dzerzhinsk.

22-vjeçari pritet të udhëtojë drejt Shqipërisë ditën e nesërme për të hedhur firmën dhe për tu vendosur menjëherë nën urdhërat e trajnerit,Arian Bellai.

Related posts

Nuk ka fitues në Durrës! Teuta proteston për penallti, Elbasani i largohet Final-Four (video)

“Luajtëm shumë ngadalë”/ Thomas Brdaric kënaqet me barazimin ndaj Tiranës: Ndeshje e barabartë

“Gabuam në pasimet e thjeshta”, Bledi Shkëmbi kapet me lojtarët e tij pas ndeshjes me Vllazninë: Po vuajmë nga ana fizike dhe në qarkullimin e topit