Vora e nis “flakë” merkaton, prezanton ish-sulmuesin e Erzenit (FOTO)

Kategoria e Parë ka marrë pushimet për këtë vit kalendarik, pasi skuadrat do të rikthehen në fushën e lojës në janar të vitit tjetër. Lojtarët kanë marrë pushimet, por jo drejtuesit e klubeve që kanë nisur të punojnë për të përforcuar ekipet gjatë merkatos së janarit.

Vora njofton se ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit Albi Xhebrahimi për pjesën e mbetur të sezonit. 27-vjeçari është aktivizuar me disa skuadra të njohura si: Besa, Tërbuni, Erzeni dhe Korabi. Vora ka bërë një paraqitje shumë të mirë këtë sezon dhe është një nga ekipet pretendente për tu ngjitur në elitën e futbollit shqiptar.

“Futboll Klub Vora njofton se sulmuesi Albi Xhebrahimi është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 27-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Albi Xhebrahimi është aktivizuar me ekipe si Besa, Terbuni, Erzeni dhe Korabi. Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen sulmuesit Albi Xhebrahimi dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”, shkruhet në njoftimin në klubit.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)