Vodhën celularë dhe pajisje elektronike, arrestohet 19 vjeçari në Shkodër, hetohet bashkëpunëtori i mitur

Një 19 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës si autor i vjedhjes së një servisi celularësh në qytet. Ngjarja ka ndodhur në datën 6 dhjetor të këtij viti, ku 19 vjeçari duke thyer derën e biznesit ka mundur të hyjë në dyqanin ku ka marrë disa celularë dhe pajisje të tjera elektronike.

Përveç 19 vjeçarit, XH.B policia ka vënë nën hetim edhe një 17 vjeçar i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ngjarje, pasi në momentin që është bërë e mundur thyerja e derës së biznesit, të dy të rinjtë kanë hyrë dhe kanë vjedhur pajisje elektronike.

Pas kontrolleve të kryera të banesat e dy të rinjve, përveç pajisjeve elektronike të vjedhura, janë gjetur edhe sasi të lëndëve narkotike.

“Në vijim, në kuadër të operacionit “Shop”, është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetasve, ku janë gjetur 9 aparate celulare të markave të ndryshme, pajisje të tjera elektronike, një pistoletë manovër, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza”-thuhet në njoftim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….