Vlorë, ndërron jetë turisti serb, dyshohet se pësoi arrest kardiak në ujë

Një pushues nga Serbia ka humbur jetën pasditen e kësaj të mërkure në plazhin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në plazhin “Uji i Ftohtë” në Vlorë, ku shtetasi serb, J. D., 54 vjeç, dyshohet që sapo ka rënë në kontakt me ujin në breg të detit, ka pësuar “arrest kardiak”.

54- vjeçarit i është dhënë ndihmë e menjëhershme nga pushuesit, roja bregdetare dhe më pas nga ekipi mjeksor i urgjencës, por ka ndërruar jetë. Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe të shkakut të humbjes së jetës së 54-vjeçarit.

Related posts

TRAGJEDI! U helmuan nga rrjedhja e gazit, katër anëtarë të së njëjtës familje humbin jetën

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother? Ja e vërteta e fotos që po qarkullon

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…