Vllaznia zyrtarizon largimin e Jonuzit, mesfushori drejt transferimit te Tirana

Ka ardhur zyrtarizimi ditën e sotme. Fjoart Jonuzi dhe Vllaznia kanë vendosur të ndajën rrugët mes tyre.

Mesfushori dhe drejtuesit nuk kanë rënë dakort për rinovimin e kontratës dhe tashmë kanë vensoru të ndajnë rrugët mes tyre pas plot 3 vitesh.

“Pas tre vitesh rrugëtimi të përbashkët, i vjen fundi bashkëpunimit me futbollistin Fjoart Jonuzi. Klubi e falenderon atë për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu, shoqëruar edhe me fitimin e dy trofeve të Kupës së Shqipërisë. Faleminderit Fjoart dhe suksese në karrierën tënde të mëtejshme!”, kanë shkruar kuqeblutë.

Kujtojmë se Jonuzi raportohet se ka arritur marreveshjen me Tiranën dhe pritet kalimi në kryeqytet.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)