Vllaznia eksperimenton por dështon në miqësore, mposhtet nga ekipi i Kategorisë së Parë

Vllaznia

Vllaznia zhvilloi sot një test miqësor përballë Besës. Kuqeblutë u mposhtën me rezultatin 1 me 2 në stadiumin “Loro Boriçi”. Golin e vetëm për Vllazninë e shënoi Klinti Qato. Besa po vijon me projektin, që synon rikthimin në Superiore pas shumë vitesh mungesë.

Martini ndërkohë pati mundësinë për të parë gjendjen e lojtarëve. Superiorja dhe Kategoria e Parë janë 1 javë larg, ndërsa shkodranët sfidojnë Egnatian të premten në Shkodër.

LARGIMI I ARSID KRUJËS

Arsid Kruja u prezantua më 30 maj nga Vllaznia, duke qenë afrimi i parë i kësaj vere. Mbrojtësi shkodran, i cili mori dhe çmimin si mbrojtësi i djathtë më i mirë i sezonit të shkuar nga FSHF, zbarkoi në vendlindje si i shumë i dëshiruar, por siç mund të ndodhë vetëm në Shqipëri, kuqeblutë njoftuan largimin e 32-vjeçarit 78 ditë pas prezantimit.

LEXO ME SHUME:Besiktas e ka nxjerrë në shitje, Ernest Muçi nuk kërkon të largohet; fokusi familja dhe lindja e binjakëve të tij

Related posts

Zi në familjen e Dinamos! Met Nallbani, ish-kryetifozi ndahet nga jeta

Alen Sherri dëmtohet keq, merr ndihmën e stafit mjekësor dhe zëvendësohet menjëherë (video)

Partizani e nis sezonin me halle, dy kryesorët mungojnë në sfidën ndaj Vorës