Gol i shpejtë dhe menaxhim perfekt, Vllaznia fiton në Durrës me golin e Malës (video)

Vllaznia

Vllaznia vijon ecurinë perfekte në kampionat, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi pas triumfit 0-1 ndaj Teutës në transfertë. Kuqeblutë dolën fitues nga “Niko Dovana”, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme që i ngjisin të vetëm në krye të klasifikimit. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që në minutën e 9-të, kur Mala përfitoi nga një aksion i shpejtë ofensiv dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Vllaznisë. Goli i hershëm i dha siguri ekipit shkodran, i cili administroi me kujdes lojën gjatë pjesës tjetër të takimit.

Teuta u përpoq të reagojë dhe të barazojë shifrat, por përpjekjet e durrsakëve u ndalën nga mbrojtja e organizuar e Vllaznisë dhe mungesa e saktësisë në momentin final. Kuqeblutë, nga ana tjetër, u treguan të rrezikshëm në kundërsulme, duke ruajtur epërsinë deri në vërshëllimën përfundimtare.

Me këtë sukses, Vllaznia ngjitet e vetme në krye të renditjes, duke konfirmuar momentin pozitiv dhe ambiciet për titull. Teuta ndërkohë mbetet pa pikë në shtëpi dhe duhet të reagojë në javët në vijim për të përmirësuar pozitat në tabelë.

LEXO ME SHUME:Hero Tafas dhe gol i Xhixhës, Tirana nxjerr “xixa” ndaj Egnatias dhe i largohet fundit (video)

Related posts

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)

EKSKLUZIVE/ Spostohet derbi, Klikoje Sport mëson ndryshimin e bërë nga sektori i garave