Merkato e bllokuar, por Vllaznia prezanton ish-futbollistin e Partizanit (FOTO)

Vllaznia

Vllaznia vazhdon të bëjë afrime në merkato, ndonëse ka të bllokuar transferimet e futbollistëve nga FIFA për shkak të detyrimeve të prapambetura ndaj lojtarëve dhe ish-lojtarëve. Pas Serjan Repajt, kuqeblutë kanë zyrtarizuar sot edhe firmën me Alfred Mensah, ish-sulmuesin e Skënderbeut dhe Partizanit, i cili në pjesën e parë të sezonit aktivizohej me Ballkanin në Kosovë. Ai do të ketë një kontratë 6-mujore, me të drejtën e rinovimit edhe një tjetër sezon nëse palët bien dakord.

NJOFITMI I VLLAZNISË

KF Vllaznia ka kënaqësi të njoftojë firmosjen e kontratës me futbollistin Alfred Mensah. Sulmuesi 25 vjeçar në gjysmën e parë të sezonit ka qenë pjesë e FC Ballkanit dhe nga dita e sotme zyrtarisht është pjesë e skuadrës tonë. Me të, klubi ka firmosur një kontratë 6 mujore me të drejtë zgjatje edhe për një vit tjetër.

LEXO ME SHUME:Vllaznia nis merkaton në dalje, mbrojtësi dhe sulmuesi drejt largimit nga klubi (EMRAT)

LARGIMET NGA KLUBI

Vllaznia nis merkaton në dalje, ku janari pritet të ketë disa largime. Një prej emrave më të lakuar për të shkëputur marrëdhënien me klubin kuqeblu është Marko Juriç. Mbrojtësi kroat duket se nuk ka bindur me performancën e tij në pjesën e parë të sezonit, ku edhe dëmtimet kanë qenë të shumta për shtatlartin.

Kështu, ai nuk shihet si një garanci për vijimësinë e sezonit në radhët e kuqebluve. Lojtari 29-vjeçar është pjesë e shkodranëve prej 2.5 vitesh dhe aventura e tij tashmë duket afër fundit. Serjan Repaj, mbrojtësin shkodran që në sezonet e fundit është aktivizuar tek Apolonia, do të zëvendësojë ish futbollistin e Shiroki Brijeg.

Related posts

Revolucion te Skënderbeu, klubi korçar prezanton 4 lojtarë para ndeshjes me Dinamon

Jo vetëm Juventus e Napoli, për Ardian Ismajlin hyn në garë klubi turk

VIDEO/ “Cjapi stemë e FIFA-s, por duhet të bëjë progres”, Ditmar Bicaj kapet me arbitrin pas humbjes: Duhet të rritet më shumë…